Me më shumë se 2000 vjet histori, kultura koreane ka integruar një koncept thellësisht kuptimplotë “Jeong”. Ky term mishëron një ndjenjë të thellë lidhjeje me të tjerët bazuar në idenë se ne e kemi për detyrë të mbrojmë dhe të kujdesemi për ata që përbëjnë rëndësi për jetët tona. Shërben si një shtyllë në shoqërinë koreane dhe që luan një rol thelbësor në krijimin e lidhjeve dhe të një komunteti solid dhe të ndërtuar në bazë të mirësisë dhe lumturisë
Kaloni më shumë kohë dhe në mënyrë të përkushtuar me të afërmit tuaj.
Kushtojini momente speciale familjes suaj, miqvë tuaj më të shtrenjtë dhe jepini prioritet kohës me ta. Mund të krijoni një rutinë periodike mujore,javore apo edhe ditore qofshin. Asgjë nuk e zëvendëson kohën cilësore të ndarë me ta.Duke shkëmbyer emocione, histori nga përditshmëria juaj do të forconi lidhjet tuaja emocionale.
Ofroni ndihmë dhe mbështetje
Për të jetuar të lumtur, ne kemi nevojë gjithashtu për t’i ofruar ndihmë dhe kujdes të tjerëve. Vëmendja dhe zemërgjerësia janë çelësi i një jete të kaluar në gëzim, shtojnë eskpertët e shëndetit mendor. Ndihmë e mbështetje të çdo forme. Të mësojmë të jemi dëgjues të mirë të njëri-tjetrit, të ofrojmë një këshillë, mendim dhe të dijmë të tregohemi të duruar e të ofrojmë urtësinë e munguar në përditshmërinë që ndodh rëndomë në realitetin e sotëm. Ofroni ndihmë edhe nëpërmjet gjesteve të vogla, të gatuani diçka për ta, ti shoqëroni diku me makinë, të shkoni në një shfaqje artistike etj.
Krijoni përvoja të përbashkëta
Krijoni mundësinë për të realizuar kujtime nëpërmjet pasioneve të përbashkëta. Organizoni mbrëmje së bashku ku secili merr përsipër të kontribuojë në realizimin e gjërave individuale duke shpalosur kulturën vetjake. Shkëmbimi i eksperiencave në grup ju bën të mundur të mbani gjallë rrethin tuaj shoqëror duke ju karikuar me energji pozitive në përditshmëri.
Pranoni vulnerabilitetin.
“Jeong, inkurajon lirshmërinë drejt ndërveprimeve dhe autenticitetit. Mos nguroni të ndani me të tjerët mendimet dhe gjykimet tuaja, eksperiencat, emocionet dhe bindjet tuaja edhe pse ato ju bëjnë të ndiheni të pamjaftueshëm apo të pasigurt. Duke e lënë mënjanë frikën dhe komplekset, ju i jepni mundësinë vetes dhe të tjerëve për të krijuar një mirëkuptim edhe më të mire mes njëri-tjetrit.
Jini present dhe një dëgjues/e i/e mirë.
“Jeong” nënvizon rëndësinë e momentit. Shmangni shpërqëndrimet dhe dëgjoni në mënyrë të dedikuar atë që të tjerët janë duke ju thënë. Kur jeni në kontakt me të tjerët, shkoni përtej asaj që mund të duket sipërfaqësore. Marrëdhëniet bëhen më të vërteta dhe ka më shumë ndjeshmëri emocionale. Të dëgjuarit aktiv dhe me vëmendje bën të mundur përforcimin e marrëdhënieve njerëzore duke inkurajuar empatinë, ndjëshmërinë dhe pozitivitetin. Të qenit pozitiv dhe të hapur ndaj marrëdhënieve të pastra njerëzore, janë rruga drejt një jete më të gëzueshme dhe më të lumtur!.