MENU
klinika

Tensionet në Mosbindjen Civile

Policia shpërndan protestuesit, mbërrin autoboti me ujë

26.11.2024 - 18:41

Policia ka nisur shpërndarjen e protestuesve të opozitës me ujë.

Mësohet se në zonën e bashkisë ka mbërritur një autobot me ujë, që ka nisur të hedhë ujë ndaj proteuseve.

Gazetari Osman Stafa raporton se një protestuese u dëmtua nga presioni i ujit.

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.

Protesta sot është akti i tretë i Mosbindjes Civile. Forma e protestës sot është e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.

Opozita ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, rrugën te sheshi Willson, aksin te Pallati me Shigjeta, rrugën pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimin te Zogut i Zi.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ushtarë të bandave që i kanë veshur me uniformë policie”

Gazment Bardhi i revoltuar: Kanë marrë urdhër që të dhunohen deputetët e opozitës


“Po përdoret gaz lotsjellës ndaj protestuesve”

Belind Këlliçi: Dhunë shtazarake, ne do të qendrojmë këtu…

"S’jemi kriminelë, nuk ka arsye që të dhunohemi"

Bardhi qëndron para autobotit me ujë: Protesta, e ligjshme!

Opozita bllokoi autobotin me ujë

Policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve

“Ta harrojnë se ne ikim nga sheshet e Shqipërisë”

Tedi Blushi: Beteja është pa kthim! La ta provojnë të ushtrojnë dhunë

“Ushtarë të bandave që i kanë veshur me uniformë policie”

Gazment Bardhi i revoltuar: Kanë marrë urdhër që të dhunohen deputetët e opozitës