Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump duke u shprehur se kjo ishte një fitore e jashtëzakonshme.
Kreu i qeverisë, i cili ka ndjekur LIVE rezultatin e zgjedhjeve nga zyra e Kryeministrisë, shprehet se ishte nder të punonte së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona.
Ndërsa theksoi se mezi po pret privilegjin për të punuar me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.
“Urime Donald Trump për në këtë fitore të jashtëzakonshme🇺🇸 Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona.
Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm🇦🇱”, shkruan Rama.