MENU
klinika

“Ka ende shpresë që do t’i mbijetojë…”

Rama: Nxënësit jetojnë në kushtet e një presioni të llahtarshëm kundër gjuhës shqipe

21.11.2024 - 11:59

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nxënësit sot jetojnë në kushtet e një presioni, sipas tij, të llahtarshëm kundër gjuhës shqipe.

“Kjo vjen si rezultat i rrjeteve sociale”, tha Rama në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI”.

Kryeministri u shpreh se ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli, duke theksuar se “kërcënon vetë rrënjët e njerëzimit”.

Edi Rama: Falenderoj të gjithë ata që u angazhuan në realizimin e konkursit për nxënësit.

Falenderimi lidhet me një ndjesi befasie, që unë përjetova nga niveli i konkursit dhe nga fakti që duke parë të gjithë ata nxënës të konkurrojnë në këtë lëndë jo të lehtë, për më tepër kur ata jetojnë në kushtet e një presioni të llahtarshëm kundër gjuhës shqipe, kundër drejtshkrimit të gjuhës shqipe, kundër artikulimit të kujdesshëm të gjuhës shqipe, si rezultat i rrjeteve sociale.

Ju them se mendova që ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli e cila e kërcënon gjerësisht gjuhët në tërësi, kërcënon vetë rrënjët e njerëzimit në përgjithësi