MENU
klinika

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani

Rama: Po mendojmë të mbyllim TikTok dhe SnapChapt në Shqipëri

20.11.2024 - 13:54

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se po mendohet të mbyllen rrjetet sociale TikTok dhe SnapChapt në Shqipëri.

Kreu i qeverisë u shpreh se do të hidhet për diskutim me prindërit dhe më pas do të merret një vendim sa më dramatik.

Vendimi vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. P..

Edi Rama: TikTok dhe SnapChat thithin fëmijët ne labirintet e tyre. Autoritei i mësuesve dhe puna jonë në shtëpi për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve, ku nuk ka asnjë filtër. Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e fëmijëve tona. Por nuk janë të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte sfiduese.

Ne si qeveri jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike, duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera por edhe në kërkimin për uljen e këtij presioni gjithnjë e më të frikshëm.

Në Australi po tentohet ndalimi i aksesit të fëmijëve në rrjetet sociale deri në 16 vjeç. Problemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre si rezultat i vështirësisë së aspektit teknik.

Tani dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e deritanishme ku efektiviteti i tyre është i ulët ku rastet e bullizmit rriten. Ose të ndërmarrin masën drastike të mbylljes së TikTok dhe SnapChapt, Do e hedhin për diskutim për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Atentati me katër viktima në Dobraç

AMP arreston 4 punonjës të policisë Shkodër

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

Vrasja me thikë në zemër e 14-vjeçarit/ “Shumica derdhin lot krokodili”

Rama: Salla e Parlamentit është shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj!

Data që propozuan për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

Mbyllet takimi mes Bajram Begajt dhe krerëve të partive të vogla!