22.11.2024 - 20:19
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të dielën në Londër një takim me shqiptarët e Britanisë së Madhe.
Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën, pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, u shpreh Kryeministri Rama.
Në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën, Rama është takuar me shqiptarët që jetojnë në Greqi, në Itali, dy vendet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, si dhe shqiptarët në SHBA.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kryeministri i rikthehet turit të diasporës