MENU
klinika

"Më tha dua të kthehem, të kontribuoj në atdhe"

Rama thirrje emigrantëve të investojnë në Shqipëri, tregon shembullin e Kristo Papës

24.11.2024 - 15:52

Teksa u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës të investojnë në atdhe përmes “paketës së maleve” në turizëm, kryeministri Edi Rama ndau me shqiptarët e Britanisë shembullin e mjekut Kristo Papa.

Rama tha se u takua dje me mjekun, i cili i tha se kishte dëshirë të kthehej dhe të kontribuonte në atdhe.

Edi Rama: Unë dje takova Kristo Papën, një mjek me një karrierë mbresëlënëse deri këtu në Londër, i cili ka dëshirë të kthehet, më tha dua të vij të kontribuoj për PS të 2030. I thashë mendoje mirë se çfarë po vendos se çfarë po lë mbrapa, sepse mund të ndihesh i zhgënjyer. Politika është mision i vështirë për ata që e kuptojnë si shërbim dhe si sakrificë. Nuk kam ça mendoj tha. I kam arritur këtej ato që duhet të arrija, tani çdo gjë është për vendin tim por mbi të gjitha që të ndjehem gjallë, në dispozicion dhe të ndihem i dobishëm për më shumë se kaq sa jam mësuar të bëj….Jemi të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë, e kishim 3324 euro, sot e kemi 18 mijë 883 edhe pagrata në sektorin privat janë rritur dhe janë plotësisht konkurruese me rajonin sidomos në turizëm dhe ndërtim janë tërësisht të ngjashme me Greqinë dhe shumë afër Italisë. Prandaj u them shqiptareve punojnë në tokat e tjerëve ejani në Shqipëri jo vetëm që të merrni të ardhura më të mira ku e ku se ato që jepeshin kur ju këtë por do paguani shumë më pak taksa. Se këtu në Britani apo vende të pasura të Evropës që është hap e taks, hap e xhep dhe që në fund të muajit.

Paketa e maleve do ti japë mundësi çdokujt që e ka një truall një shtëpi në malet e Shqipërisë që të mund të investoje pa pasur vështirësie të mungesës të tapisë dhe mungesës së letrave të tokës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN