MENU
klinika

“Ulërimat nga karriget duhet sanksionuar”

Rinis seanca për pr.buxhetin! Rama pas tensioneve në Kuvend: S’mund të vazhdojë më tutje!

18.11.2024 - 11:34

Ka rinisur seanca parlamentare pas ndërprerjes 5 minuta me kërkesë të kryeministri Edi Rama pas tensioneve të krijuara nga opozita gjatë fjalës së kreut të qeverisë për projektbuxhetin.

Rama u shpreh se praktika e ndërprerjes së fjalës më forcë, duhet të marrë përgjigje me kalim me votim.

“Parlamenti është vendi ku secili mbron pozicionin e vet. Spostimi nga karriget drejt folësit dhe ulërimat nga vendi, duhet sanksionuar me votim”, tha Rama.

Teksa iu drejtua kryetares së Kuvendit: “Mbajeni parasysh këtë gjë”.

Edi Rama: Praktika e ndërprerjes së fjalës më forcë, duhet të marrë përgjigje me kalim me votim. Nuk mund të vazhdojë më tutje kjo praktikë.

Parlamenti është vendi ku secili mbron pozicionin e vet. Spostimi nga karriget drejt folësit dhe ulërimat nga vendi, duhet sanksionuar me votim. Mbajeni parasysh këtë gjë.