27.11.2024 - 16:14
Kreu i PD-së Sali Berisha, pas lirimit nga arresti shtëpiak, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama pas lirimit, duke e ftuar në debat televiziv.
“Të vijë në debat televiziv, po ia mbajti”, tha ish-kryeministri, duke shtuar se Rama “tmerrohej nga dritarja, imagjino në fushë”.
“Ai tmerrohej nga dritarja, imagjino në fushë. S’del dot ai. Të vijë në debat televiziv, po ia mbajti. Pse e mori atë masë? Që të më heshte dhe pastaj të mbante fjalime kushtuar dritares. Të vijë në debat, t’ia nxjerr të gjitha një nga një. Të gjitha lidhjet me krimin që ka, vjedhjet e mëdha që ka bërë, dhunimin e institucioneve”, tha Berisha.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çfarë lajmëron kreu i PD-së