MENU
klinika

Edi Rama jep lajmin për emigrantët në Britani

“Së shpejti nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të fëmijëve…”

24.11.2024 - 15:10

Edi Rama ka dhënë lajmin për emigrantët në Britani se së shpejti do të ketë një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të fëmijëve të prindërve që u deklaruan si kosovarë.

Edi Rama: Shumë prej jush iu është dashur të fshehin identitetin, ndërsa disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri.

Do të ndërmarrim së shpejti një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë në Britani. Po ashtu, do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike pranë qeverisë britanike për t’ju mundësuar ju që keni një emër në atë kohë në rikthimin e emrit të nënës dhe babës, kur ta doni.,

Ju meritoni mirënjohje nga ky vend dhe do kërkojmë nga çdo vend respekt për ju.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj