MENU
klinika

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

20.11.2024 - 14:40

SHBA dhe Greqia kanë mbyllur ambasadën e tyre në Kiev, kjo për shkak të frikës nga sulmet ajrore në Ukrainë.

Por për ekspertin e sigurisë Milazim Gashi, duket qartë se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, do të jetë me rigoroze.

I ftuar në një intervistë televizive, Gashi thotë se beteja e Rusisë do të përfundojë me një katastrofë më të madhe.

“Në këndvështrimin e nivelit diplomatik shihet shumë qartë se tani lufta dhe mes Rusisë dhe Ukrainës ka kaluar në një fazë pak më rigoroze, ta quaj në fazën e pestë, në këndvështrimin e sigurisë ku parashihet shumë qartë se beteja e Rusisë do të përfundojë më një katastrofë shumë të madhe.

Kjo për shkak se me mbështetje e SHBA dhe të aleatëve te tij, në veçantë të bllokut të NATO-s, kemi të bëjmë me parapërgatitjet që Rusia do të kalojë ose do të tërheq forcat e veta nga Ukraina, ose do të ketë bombardime te nivelit te paparashikuar.”

Për ekspertin e sigurisë, mbylla e ambasadave, do të thotë parapërgatitje përfundimtare drejt përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë.

“Ne e dimë shumë mirë se largimi i ambasadës së SHBA nga ajo pjesë dhe ambasadat e tjera paraqet shkallën e fundit te vetëdijes ndaj Rusisë se e dimë se SHBA nuk fal në këtë veprim për shkak se aty kemi, sipas një kalkulimi amerikan, diku rreth 300-400 mijë vrasje në aspektin ushtarak pa anashkaluar atë civil.

Andaj po shihet shumë qartë se Rusia do të marrë goditjen e fundit nga aleatët e Ukrainës andaj edhe tërheqja e ambasade amerikan nga aty është parapërgatitje përfundimtare që njëherë e përgjithmonë të përfundojë ky konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës.”

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!