Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka uruar Donald Trump për fitoren e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një deklaratë, Rutte tha se ai priste të punonte me Trump, ndërsa tha se udhëheqja e tij do të jetë çelësi për të mbajtur aleancën e fortë.
Rutte, i cili mori detyrën muajin e kaluar, iu referua sfidave me të cilat përballet aleanca pa një referencë të drejtpërdrejtë për luftën në Ukrainë.
“Sapo përgëzova Donald Trump në zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara. Udhëheqja e tij do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë Aleancën tonë. Mezi pres të punoj përsëri me të për të avancuar paqen përmes fuqisë së NATO-s”, shkruan Rutte në X.