16.11.2024 - 11:59
Mungon Gjimshiti dhe Hysaj me shumë mundësi e nis nga stoli. Atëherë kush do ta mbajë sot shiritin e kapitenit te Kombëtarja shqiptare?
Trajneri Silvinjo do të vendosë para ndeshjes, por dy kandidatët kryesorë janë mbrojtësit e qendrës, Ismajli dhe Ajeti. Ky i fundit doli dje në konferencë shtypi bashkë me trajnerin dhe zakonisht një ditë para ndeshjes është kapiteni që flet. Por jo domosdoshmërisht.
Në ndeshjen e fundit në Gjeorgji, ku Kombëtarja jonë fitoi 0-1, kapiten u gradua Ismajli dhe në fushë ishin sërish po këta dy mbrojtës qendre. Ose shiriti do të qëndrojë në krahun e Ismajlit, ose trajneri Silvinjo ka vendosur të bëjë rotacion dhe ta kalojë te Ajeti.