MENU
klinika

Turizmi natyror

Shkodra merr shumicën e vizitorëve në zonat e mbrojtura

07.11.2024 - 16:20

Qarku i Shkodrës ka marrë shumicën e vizitorëve në zonat e mbrojtura në vend. Statistikat e turizmit tregojnë se në janar-gusht 2024 ky qark u vizitua nga mbi 1 milionë persona që korrespondon me 26 për qind të totalit të vizitorëve në zonat e mbrojtura që për 8 mujorin ishte 3.8 milionë.

Drejtori i Drejtorisë së Turizmit, Renato Lumçi shprehet se shënohet një rritje e konsiderueshme e turistëve.

“Ka një rritje të konsiderueshme të turistëve, rritje më e madhe ka pasur në parkun e Thethit. Po ashtu periudha e pikut ka qenë në Velipojë pasi ka pasur shumë të huaj”, tha Lumçi.

Promovimi i bërë gjithashtu edhe investimet kanë ndikuar në shtimin e turistëve. Kryesisht zonat me te vizitueshme janë alpet, liqeni i Shkodrës, lumi Buna dhe Velipoja.

“Edhe Bashkia e Shkodrës ka një vëmendje të shtuar për rritjen e promovimit që Shkodra të jetë lider në rajon për numrin e turistëve”, tha ai.

Sa i takon statistikave në bashkinë Shkodër në 8 mujorin e parë ka një rritje prej 32% krahasuar me vitin 2023 dhe rreth 70% në raport me vitin 2022. Në periudhën qershor-gusht ka rreth 30% net qëndrimi më shumë se në vitin 2023 dhe rreth 60% më shumë se në vitin 2022.