MENU
klinika

Dominojnë miqtë!

Shqipëri-Çeki/ Kuqezinjtë zgjohen vetëm në fund të pjesës së parë

16.11.2024 - 22:41

Shqipëria do të përballet me Çekinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, pikërisht sot në orën 20:45.

Së fundmi trajneri Silvinjo ka shuar dilemat për titullarët pasi janë publikuar dhe formacionet zyrtare.

LIVE SHQIPËRI-ÇEKI 0-0

NGJARJET KRYESORE

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Balliu nga e djathta pason në shtyllën e parë ku Laçi gjuan me kokë, portieri i miqve grushton dhe shpëton katërkëndorin.

42’ Laçi gjen hapësirë jashtë zonës, por gjuajtja e tij nuk shkon drejt portës.

40’ Miqtë mundohen të gjejnë Hori me një top në thellësi, Strakosha i vëmendshëm pret sferën.

35’ Aksion i rrjedhshëm në krahun e majtë, topi shkon te Bajrami i cili gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen trajektoren e duhur për të çuar sferën në portë.

30’ Seferi hyn në fushën e lojës në vend të Asanit të dëmtuar.

29’ Asani nuk mund të vazhdojë me dhe lë fushën e lojës.

27’ Probleme për Asanin i cili kërkon ndihmën e stafit mjekësor.

25’ Çerni gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe vë në vështirësi Strakoshën i cili kontrollon në dy kohë.

23’ Top në thellësi për Çern, Strakosha del dhe mbërthen sferën para sulmuesit.

19’ Provod gjuan nga distanca, me të majtën, sfera përfundon jashtë katërkëndorit kuqezi.

17’ Bajrami në të majtën gjen hapësirë dhe hyn në zonë, por më pas nuk ia del të pasojë në qendër për shokët e skuadrës.

14’ Suçek ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Tucit.

13’ Predhë nga distanca e Suçek, përsëri traversa shpëton portën e Strakoshës.

12’ Traversa shpëton kuqezinjtë! Në vijimin e një goditje këndi, Jemelka gjuan me kokë, por traversa ndal goditjen e tij.

10’ Kujdes absolut nga të dy ekipet, me çekët që kontrollojnë gjatë topin dhe kuqezinjtë që nuk lejojnë asnjë hapësirë pranë zonës.

4’ Presing i Asanit i cili mundohet t’i vjedhë topin Boril, por më pas ëhstë Holesh i cili largon rrezikun para zonës së tij.

3’ Minuta e parë janë me çekët në mbajtje të topit që mundohen të qarkullojnë sferën.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Arenën Kombëtare”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci.

Trajner: Silvinjo

ÇEKIA: Kovar, Kufal, Holesh, Jemelka, Boril, Çerv, Suçek, Çerni, Shulc, Provod, Hori.

Trajner: Ivan Hashek