MENU
klinika

Festime nën masa të rrepta sigurie

Si po kremtohet 28 Nëntori në Vlorë

28.11.2024 - 12:40

Në Vlorë festimet për 28 Nëntorin kanë nisur ditën e sotme nën masa të rrepta sigurie.

Bëhet me dije se i gjithë territori përreth Sheshit të Flamurit është nën survejimin e të gjitha strukturave të Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se në zonën përreth po hiqen edhe automjetet të cilat zënë rrugën.

Kujtojmë se festime për Ditën e Pavarësisë do të mbahen edhe në Tiranë, ku pritet të Organizohet Parada e Shqiptarëve.

Kujtojmë se dita e sotme shënon 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga pushtuesit osman.

Prej partive politike për homazhe e ka nisur partia Mundësia.

Në Vlorë ndodhet edhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili është bërë pjesë e festimeve.

I pyetur nëse ky është një moment reflektimj për opozitën, Shehaj thotë se është momenti i një reflektimi më të madh se aq, për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

“Ndërtimi, drejt fazave finale”

Rama inspekton punimet në aeroportin e Vlorës

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”