MENU
klinika

“Si një derbi, por me avantazhin e publikut tonë”

Silvinjo para duelit me Çekinë: Kemi 2-3 lojtarë me probleme

15.11.2024 - 20:22

Shqipëria pret nesër Çekinë në orën 20:45. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe vlen për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Para ndeshjes është shfaqur në konferencë për shtyp trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo. Braziliani flet në prag të këtij takimi emocionues, që vendos shumë për fatet e grupit.

Rëndësia e ndeshjes me Çekinë – “Mbi të gjitha respekt për Ajetin, ka bërë dy Europianë. Një nga lojtarët që shkojnë në fushë e bëjnë gjithçka. Ka bërë një Europian shumë të bukur, si shumë prej lojtarëve tanë. Gjithmonë ndeshja a radhës është më e rëndësishmja, edhe nëse do të ishte radha ndryshe. Është shumë e rëndësishme, kanë në avantazh një pikë nga të tjerët në grup. E kemi thënë që është një grup shumë i vështirë, nëse nuk është më i vështiri, është mes tyre. Duhet të shkojmë në fushë në 100%. Kemi shanse të mira nëse japim 100%. Me publikun tonë, ne kemi një avantazh. Ata kanë një pikë më shumë, ne kemi publikun tonë”.

Strategjia – “Skuadra me të cilën ndoshta kemi luajtur më shumë në këto vite, kemi fituar, barazuar e humbur me ta, ndaj nesër mund të ndodhë gjithçka. Ata janë të fortë, janë fizikisht të fortë, e kemi thënë prej kohësh. Trajneri i tyre, është shumë inteligjent, ka bërë 3-4 ndryshime, është ekip ndryshe, luan me 4. Ka Shulc, është Çeri i cili i jep ekuilibër skuadrës, Hoslek, Çernji, Provod, shumë të fortë e fizik. Ne duhet të bëjmë mirë lojën tonë, kemi cilësi teknike e organizim taktik. Por duhet të shkojmë në fushë me shumë zemër dhe shpirt, kjo mund të bëjë diferencën”.

Qendra e sulmit– “Duhet të shohim. Ne kemi dhe një stërvitje pas pak, duhet të shohim 2-3 lojtarë që kanë pasur probleme të vogla fizike. Uzuni nuk ka probleme. Uzuni nuk është tipik 9, është më shumë i dytë, por arrin të shënojë kur gjen hapësirë. Kemi dy tre mundësi që mund t’i përdorim dhe nesër do të marrim vendim për formacionin me të cilin do të nisim”.

Mentaliteti- “Mbase 90 minutat që do luajmë mund të bëjmë një nga ndeshjet më të mirë të vitit të fundit, nuk është momenti për t’u ankuar, lojtarët janë në gjendje për 100%. E kam thënë pas Europianit është periudhë e vështirë, kombëtaret kanë humbur lojtarë prej dëmtimeve, dhe Çekia ka lojtarë të dëmtuar. Lojtarët nuk kanë pasur pushimet për t’u rikuperuar, unë jam i lumtur dhe kam besim te ato lojtarë që kam. Ne do futemi për të dhënë 100% tonë. Nuk ka frikë nga kundërshtarit apo ndeshjes, hyjmë në fushë për 100%”.

Lojtarët që rrezikojnë pezullimin – “Jam i shqetësuar vetëm për ndeshjen, dhe është ajo që të gjithë duan të hyjnë në fushë, që duan ta luajnë 25 mijë njerëz. Kjo është ndeshje e bukur ku lojtarët duan të hyjnë në fushë e luajnë. Jam i bindur që hyjnë në fushë dhe nuk mendojnë gjë tjetër. Ndeshja e radhës, ndaj Çekisë, është ajo ku duhet të bëjmë maksimumin. Jam i bindur se lojtarët presim me padyshim të hyjnë në fushë, kemi njerëzit tanë, mbështetjen e gjithë kombit. Shumë e bukur. Sa i përket faktit që kam edhe unë karton, më shqetëson edhe më pak”.

Ndryshimet te Çekia- “Ajeti e tha që çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra, pak kohë më parë humbëm në Pragë. Është ndryshe, shumë e ndryshme. Mua më duket se janë ndeshje që vlerësohen detajet. Duhet kujdes në çdo moment për të bërë një ndeshje të bukur, një nivel përqendrimi të lartë, kërkon anën fizike, taktike, por të kërkon më shumë në nivel përqendrimi, duhet të bësh gjithçka me sytë hapur. Kemi luajtur 3 ndeshje me ta, praktikisht një derbi, por nuk ka lidhje, nesër është ndryshe. Do të shkojmë fort në fushë dhe provojmë gjithçka, 100%”.

Reagimi pas pësimit të golave- “Zakonisht ndodh kur pëson gol, me të gjitha skuadrat, 4-5 minutat e para. Këtu bën diferencën eksperienca dhe fusha, e rëndësishme pasi pëson gol të qetësohesh dhe pastaj të rinisësh lojën. Kam qenë lojtar i trajnerëve të rëndësishëm, e kam kuptuar që kanë të drejtë trajnerët sepse krijohet ideja që duhet të rikthehesh fushën, kemi vuajtur gjatë Europianit.

Uzuni- “Uzuni bën më shumë rolin e sulmuesit të dytë. Kam mësuar në lidhje me cilësitë si Uzuni, i shpejtë, që rrin pas sulmuesit të parë dhe që krijon hapësira për të shënuar. Ekziston mundësia për ta shfrytëzuar karakteristika e lojtarit në këtë aspekt. Ju kujtoj se e ka nisur si sulmues anësor dhe më pas duke depërtuar më tepër brenda. Ka fizik shumë të mirë, por ngelet për t’u vlerësuar çfarë do zgjedhim nesër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN