21.11.2024 - 17:40
Tata Martino nuk do të vazhdojë të jetë në krye të Inter Majemit. Raportimet e fundit tregojnë se Devid Bekam nuk dëshiron vazhdimin e tij në krye të klubit ku luan Leo Mesi, për shkak të dështimeve.
“Intermiami.news” shfaq Silvinjon si një alternativë për të qenë trajner i Inter Majemit. Tekniku brazilian, që është në kontratë te Kombëtarja shqiptare, tregohet si një nga dëshirat e vetë Bekam.
Xavi dhe po ashtu Zidan janë përfolur si opsione. Këto të dy janë të lirë ndërkohë dhe mbetet për t’u parë vetëm dëshira e tyre për të përfunduar në MLS.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shqipëri - Çeki
As VAR-i nuk e prish festën, Seferi dyfishon shifrat
Spanjollja “AS” i thur elozhe trajnerit të kuqezinjve
“Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri”
"Kombëtarja në kualifikuese ka thyer çdo rekord”