MENU
klinika

“Kërkojmë bashkëpunim me policinë”

Tensionet në protestë, Balliu: Çdo akt provokator ndaj qytetarëve është krim

26.11.2024 - 20:01

Klevis Baliu organizator i protestës së opozitës te zona e pallatit me Shigjeta në Tiranë tha për News 24 se çdo akt provokimi nga policia kundrejt protestuesve është krim.

Ballliu kërkon bashkëpunim me policinë për mbarëvajtjen e protestës.

Balliu: Sipas ligjit është e drejtë e qytetarëve që të bëjnë protestën, dhe policia është njoftuar për protestën. Çdo akt provokator ndaj qytetarëve është një krim. Ka eksponentë që kërkojnë të provokojnë qytetarët, ka pasur disa përplasje, por momentalisht situate është qetësuar. Ne kërkojmë bashkëpunimin e policisë, do të vazhdojmë të protestojmë. Kjo protestë do vazhdojë deri në momentin që qytetarët ta shohin të arsyeshme. Kam dëgjuar se në disa akse të tjera qytetarët janë dhunuar, unë i bëj thirrje policisë të merret me bandat me krimin e organizuar dhe jo me qytetarët. Ne po protestojmë për të drejtat e çdo qytetari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Po përdoret gaz lotsjellës ndaj protestuesve”

Belind Këlliçi: Dhunë shtazarake, ne do të qendrojmë këtu…


Përplasje të forta me policinë

Çfarë ndodhi në 3 orë mosbindje civile

“Do t’i bindemi vullnetit të qytetarëve”

Gazment Bardhi tregon hapin e radhës të mosbindjes civile

“Po përdoret gaz lotsjellës ndaj protestuesve”

Belind Këlliçi: Dhunë shtazarake, ne do të qendrojmë këtu…

"S’jemi kriminelë, nuk ka arsye që të dhunohemi"

Bardhi qëndron para autobotit me ujë: Protesta, e ligjshme!

Opozita bllokoi autobotin me ujë

Policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve