MENU
klinika

Sali Berisha, i lirë!

Topalli: Shqipëria ecën përpara me njerëz që nuk dorëzohen

27.11.2024 - 14:30

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ditën e sotme që GJKKO revokoi masat ndaj Sali Berishës, e ka cilësuar si ditë shprese dhe tha se ish-kryeministri tregoi se kur njeriu ka të drejtën dhe guximin në zemër, as izolimi dhe as presioni nuk mund ta thyejnë.

Ndër të tjera Topalli u shpreh se pavarësisht moshës, Berisha përballoi 350 ditë arrest shtëpie, pa asnjë provë dhe përballë një procesi politik të qartë për të dobësuar opozitën.

“Shqipëria ecën përpara me njerëz që nuk dorëzohen”, theksoi ajo.

Postimi i Topallit:

Sot është një ditë shprese dhe vendosmërie. Pas 350 ditësh padrejtësie, Sali Berisha tregoi se kur njeriu ka të drejtën dhe guximin në zemër, as izolimi dhe as presioni nuk mund ta thyejnë.

Por kjo nuk është fundi, është fillimi. Tani është koha për të fituar kundër mafies dhe korrupsionit që ka kapur Shqipërinë. Është koha për të çliruar drejtësinë, për të mbrojtur të ardhmen dhe për të rikthyer dinjitetin e një kombi të lodhur nga padrejtësitë.

Sali Berisha, një fuqi e natyrës, edhe pse 80 vjeç, përballoi 350 ditë arrest shtëpie, pa asnjë provë dhe përballë një procesi politik të qartë për të dobësuar opozitën.

Por, edhe i mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë, ai nuk u ndal. Nga dritarja e tij, çdo ditë, frymëzoi dhe inspiroi shqiptarët me forcën e karakterit dhe besimin se padrejtësia nuk mund të fitojë.

Berisha tregoi se kur njeriu ka një kauzë dhe një zemër të fortë, as mosha dhe as izolimi nuk mund ta thyejnë. Ai habiti miq e kundërshtarë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe shpresës për ndryshim.

Një mirënjohje e thellë shkon për ata qytetarë të guximshëm që për 350 ditë, në shi dhe diell, protestuan para shtëpisë së tij, duke qëndruar në krah të së drejtës dhe kundër padrejtësisë. Ky solidaritet është dëshmia se fuqia e popullit është më e madhe se çdo regjimi i korruptuar.

🇦🇱 Shqipëria ecën përpara me njerëz që nuk dorëzohen!

Faleminderit, Sali Berisha, për kurajon dhe frymëzimin. Beteja vazhdon!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye