MENU
klinika

Eduart Reci po qëndronte i vetëm jashtë banesës së tij

U qëllua me një plumb në kokë, detaje nga atentati ndaj biznesmenit!

14.11.2024 - 10:03

Detaje të reja dalin nga atentati ndaj biznesmenit Eduart Reci, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës.

Raportohet 52-vjeçari Eduart Reçi ka qenë i vetëm në momentin kur u qëllua me armë zjarri rreth orës 23:00, mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor).

Biznesmeni mësohet se po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje në rrugën “Faik Konica”.

Dyshohet vikti është qëlluar nga lart në distancë. Ai mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua tek spitali i Traumës, por nuk arriti që të mbijetojë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërsa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë