MENU
klinika

Për herë të parë

Ukraina lëshon raketa britanike ‘Storm Shadow’ drejt Rusisë

20.11.2024 - 18:40

Raketat e prodhimit britanik “Storm Shadow” janë gjuajtur në territorin rus nga Ukraina për herë të parë, ka thënë një burim për Sky News.

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, u publikua lajmi se SHBA do të lejonte Ukrainën të lëshonte raketa me rreze të gjatë ATACMS kundër Rusisë, diçka që ajo kishte hezituar ta lejonte për gati 33 muaj luftë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar më pas u përball me pyetje nëse do të bënte të njëjtën gjë, dhe kryeministri Keir Starmer shmangu pyetjet mbi këtë çështje gjatë një samiti të G20.

Një zëdhënës i kryeministrit tha se zyra e tij nuk do të komentonte mbi raportet apo çështjet operative.

As Ukraina nuk e ka konfirmuar përdorimin e raketave Storm Shadow në Rusi, por vendosja e tyre është raportuar gjerësisht në mediat britanike.

Pritej gjerësisht që Britania e Madhe, si SHBA, më në fund do të vendoste të lejonte përdorimin e raketave të tyre përtej kufijve të Ukrainës.

Rusia iu përgjigj vendimit të Amerikës me tërbim, duke ulur zyrtarisht pragun në të cilin mund të përdorte armët bërthamore, megjithëse ka bërë kërcënime të ngjashme në faza të ndryshme gjatë gjithë luftës, kur aleatët ukrainas kanë rritur mbështetjen e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rusia “dhëmbë për dhëmbë” me SHBA

Kur mund ta shtypë Putin “butonin e kuq”