Detaje të reja dalin nga ekzekutimi mafioz i Klajdi Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi.
Mësohet se mjeti tip Audi i përdorur nga atentatorët për të kryer krimin është vjedhur në Tiranë 1 vit më parë.
Makina e autorëve të vrasjes së Klajdi Prendit, që dyshohet se janë 3, u gjet e djegur në Liqenin e Frakës rreth 30 minua pas atentatit mafioz tek rruga “Xhanfize Keko” në kryeqytet.
Vrasja ndodhi rreth orës 00:36, pak pas mesnatës së të hënës (19 Nëntor) pasi shënjestra doli nga lokali ku ishte nën shoqërinë e disa miqve të tij dhe 3 punonjësve të policisë.
Sapo 28-vjeçari u fut brenda mjetit të parkuar pranë stacionit të autobusit drejt tij u qëllua me armë me silenciator, që u gjet brenda Audit të djegur.
I riu u transportua nga miqtë e tij në spitalin e Traumës, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.