MENU
klinika

"Policia duhet të marrë nën kontroll hyrje-daljet"

Vrasja e Klajdi Prendit/ Softa reagon ashpër: E 6-ta për këtë vit

19.11.2024 - 18:40

Një 30-vjeçar është vrarë mesnatën e mbrëmshme në kryeqytet, ngjarje e ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”.

Sipas raportimeve, Klajdi Prendi i cili u vra me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi.
Gjithashtu, policia ka deklaruar se rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa, në një intervistë për një emision televiziv theksoi se kemi të bëjmë me një atentat i mirë-organizuar nga profesionistë dhe fatkeqësisht është i gjashti në këtë vit.

“Dhe lëvizja e automjetit të autorit, apo autorëve, i cili ka dalë deri në Farkë nuk është një lëvizje aq e thjeshtë, ndaj them që është i mirë-menduar.
Prezenca e shtuar e popullsisë në Tiranë, prezenca e grupeve kriminale, por edhe të shtetasve të huaj në kryeqytet e bën të domosdoshme hartimin e një plani të mirëfilltë të Policisë së Shtetit për të menaxhuar të gjitha hyrjet dhe daljet rrugore në kryeqytet.

Sigurisht që është përdorur një armë me silenciator, por duhet të ketë një sistem të mirëfilltë monitorimi të rrugëve të Tiranës”, u shpreh Softa.