MENU
klinika

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika

25.11.2024 - 14:00

Hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani që tronditi vendin vijojnë ende, teksa ka detaje të reja për provat e gjetura dhe rindërtimin e skenës. Gazetari Igli Çelmeta raportoi se hetuesit kanë dyshime të forta se janë përdorur dy armë, dy thika gjatë konfliktit mes adoleshentëve. Kjo pasi arma e gjetur pranë ATSH nuk është e njëjta që vetë 14-vjeçari kishte ekspozuar në rrjetet sociale.

Po kështu po hetohet për personin që largoi autorin M.P. nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor është kthyer sërish në vendin ku u gjet çanta e autorit dhe arma e krimit për të sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që mund të bëjnë të mundur përgjigjen e shumë pikëpyetjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!