MENU
klinika

Të miturit i komunikohet masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit privat

Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, autori ende nuk është marrë në pyetje!

20.11.2024 - 11:26

Autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i është komunikuar masa e arrestit në burg në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku i mituri është shtruar për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka konfirmuar se autori 14-vjeçar, Mario Perlleshaj, ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor, pasi duhet të dalë nga spitali. Sipas policisë ka rregulla të posaçme për pyetjen e të miturit dhe dëshmia nuk mund të merret në spital.

14-vjeçari ndodhet ende në spital pasi ka dëmtuar më thikën e tij ligamentet e dorës gjatë konfliktit.

Sipas policisë të miturit i janë marrë disa të dhëna në moment të parë pas ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, që lejohet nga kodi procedurës.

Por, sipas policisë ato nuk mund të përdoren, pasi janë vetëm orientuese në zbardhjen paraprake të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Data që propozuan për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

Mbyllet takimi mes Bajram Begajt dhe krerëve të partive të vogla!

Konsultimet për datën e zgjedhjeve

Krerët e partive të vogla shkojnë në Presidencë

“Kombinimi i shtetërorit me atë privat“

Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen

Paralajmërime për kaos në rrugë, mbyllen mbi 200 shkolla

Moti i keq me dëborë “gjunjëzon” Britaninë!