MENU
klinika

Kryetarja e Kuvendit: Nuk është seanca juaj e TikTok!

Agron Shehaj mban bllokuar foltoren pas përjashtimit!

19.12.2024 - 13:38

Deputeti i pavarur, Agron Shehaj vazhdon të mbajë bllokuar Kuvendin, edhe pas përjashtimit nga seanca plenare. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndëpreu seancën në mënyrë që ligjvënësi të lironte foltoren, por kjo nuk ka ndodhur.

Ajo i kërkoi gardës të ndërhynte duke e larguar nga salla e Kuvendit, por Sali Berisha u shpreh që deputeti Shehaj të mos prekej.

“Gjekmarkaj keni fjalën ju, mos lejoni që një deputet që flet me vete se mendon se votat merren duke folur me vete nga foltorja e TikTok dhe se ka idenë fare si merren votat”, u shpreh Spiropali.

Pjesë nga replikat në sallë:

Elisa Spiropali: Garda të marrë masa të shoqërojë deputetin

Sali Berisha: Mos e prek deputetin

Elisa Spiropali: Ta shoqërojnë në kuptimin si shoqërues. Dilni nga seanca Shehaj. Nuk e përcakton ti turpin, je i përjashtuar. Nuk është seanca juaj e TikTok.

Po mbani peng 140 deputetë. Gjekmarkaj keni fjalën ju, mos lejoni që një deputet që flet me vete se mendon se votat merren duke folur me vete nga foltorja e TikTok dhe se ka idenë fare si merren votat.

Agron Gjekmarkaj: Po lironi foltoren

Elisa Spiropali: Dilni nga salla