MENU
klinika

Arsyeja

Albin Kurti nuk shkon në Prokurorinë Speciale

16.12.2024 - 12:25

Kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale ashtu siç ishte bërë thirrja. Ai duhej të shkonte atje në orën 09:30, por zyrtarja në prokurori i tha mediave se Kurti nuk do të paraqitet pasi ai ndodhet jashtë vendit.

“Ai aktualisht ndodhet në Slloveni”, raportoi gazetarja Blerta Dalloshi Berisha.

Sipas zëdhënëses së prokurorisë, Kurtit do t’i bëhet një thirrje tjetër konform ligjeve në fuqi.

Siç raportoi gazetarja Dalloshi Berisha, Prokuroria Speciale e ka ftuar Kurtin në cilësinë e dëshmitarit. Zëdhënësja nuk ka dhënë detaje për çfarë rasti bëhet fjalë, por bazuar të dhënave gazetarja raporton se bëhet fjalë për dosjen për rezervat shtetërore.

“Megjithatë duke krahasuar numrin e lëndës në fletëthirrjen që i ishte dërguar kryeministrit dhe që e ka publikuar zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, atëherë numri është i njëjtë me rastin që ka të bëjë me rezervat shtetërore. Për këtë rast kryeministri është ftuar në cilësinë e dëshmitarit”, tha gazetarja.

Më herët ka qenë ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari që ka dhënë dëshminë për këtë çështje dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Tani është radha edhe e kryeministrit Albin Kurti.

Kurti u thirr nga Prokuroria Speciale më 11 Dhjetor. Ky zhvillim shkaktoi reagime të menjëhershme brenda qeverisë.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryezi, i cili bëri publike këtë thirrje, e cilësoi këtë si një lëvizje me prapavijë politike.

“Tani përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, tha ai.

Kroatët do t’i mbyllin “rubinetin” e naftës!

SHBA humb durimin me Serbinë, Vuçiç në panik

Në fokus angazhimi për integrimin e vendeve të rajonit

Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 18 dhjetor!

Aleksandar Vuçiç: S’e kam parë ende dokumentin...

SHBA sanksione industrisë së naftës në Serbi

Rritet pakënaqësia ndaj Vuçiç

Mijëra studentë mbushin rrugët e Beogradit