MENU
klinika

Marrëveshja që u nënshkrua

Albin Kurti pret kryeministrin Rama në zyrën e tij

20.12.2024 - 15:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij homologun shqiptar, Edi Rama, pas seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës.

Burime bëjnë me dije se gjatë takimit dy krerët e qeverive kanë nënshkruar marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizmin e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030.

Mësohet se takimi mes dy homologëve zgjati vetëm 5 minuta, ndërsa të gjithë shkuan të konsumojnë një drekë të përbashkët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN