MENU
klinika

Tjetërsimi i pronave në bregdet

Arrestohet juristi i Hipotekës së Tiranës, Mikel Zaho

04.12.2024 - 14:00

Tjetërsimi i pronave në bregdet ka çuar në pranga juristin i Kadastrës së Tiranës Mikel Zaho.

Ai akuzohet se ka kryer praktikën e paligjshme të tjetërsimit me dokumente false të një parcele prej 2 mijë metrash tokë gjatë kohës që punonte në Kadastrën e Durrësit në vitin 2021.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””, njofton Policia.

Përfitues sipas prokurorisë ka qenë biznesmeni Ilias Fisheku, i cili u arrestua bashkë me dy persona të tjerë të implikuar në këtë rast.

Lala: Janë edhe 2 aplikacione të reja që po përdoren nga bota e krimit

Çfarë pritet të dalë nga zbërthimi i mesazheve në ‘Matrix’?

Shpërblime dhe ndihma financiare në rast fatkeqësie familjare

Qeveria merr vendimin: Çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës

Njihuni me historinë e veçantë të jetës së saj

Ndërron jetë Mbretëresha e Suedisë