MENU
klinika

“E shoh çehren që ju ka rënë”

Berisha thumbon maxhorancën: Ëndrra e Edi Ramës që mos më shihte më në këtë sallë!

03.12.2024 - 12:00

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka nisur me ironi fjalën tij të parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku u kthyer pas rreth 11 muajsh në arrest shtëpie.

Berisha ka thumbuar maxhorancën duke thënë se “e shoh çehren që ju ka rënë, po mbaheni me shpirt ndër dhëmb”, ndërsa nuk ka kursyer as kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se 11 muaj më parë “mendoi se realizoj ëndrrën e tij, që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën”.

Më tej Berisha iu drejtua deputetëve të mazhorancës duke iu thënë se votuan për t’i mohuar të drejtën e fjalës, “sepse fjala ime tmerronte narkodiktatorin dhe shumë prej jush, votuat duke mbushur parlamentin me gardistë, me mendimin se kjo do ishte dita e fundit e Berishës në Kuvend”.

Sali Berisha: Po mbaheni me shpirt ndër dhëmb, kot e keni. Unë erdha, ju e dini vet, e dini vet! E shoh çehren qe iu ka rënë ,por ja bëtë vetes dhe ju qofshi… 11 muaj më parë, më datën 21 dhjetor të viti të kaluar, Edi Rama mendoi se realizoj ëndrrën e tij, që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën, ëndrrën e tij, të Shqipërisë pa opozitë.

Me një vendim që zgjati 8 minuta, me pasion dhe histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosin demokracinë, pluralizmin në Shqipëri. Votuat duke më mohuar të drejtën e fjalës, sepse fjala ime tmerronte narkodiktatorin dhe shumë prej jush, votuat duke mbushur parlamentin me gardistë, me mendimin se kjo do ishte dita e fundit e Berishës në Kuvend.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!