Gazetarja Klodiana Lala, foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me aplikacionet që përdorin grupet kriminale për veprimtaritë e tyre.
Lala tha se përveç se aplikacioneve Sky Ecc, Enchro Chat dhe Matrix, ekzistojnë edhe 2 aplikacione të reja, ku personazhet e botës së krimit diskutojnë veprimtaritë e tyre kriminale.
Gazetarja tha se këto aplikacione nuk janë deshifruar ende. Gazetarja tha se këto të fundit janë aplikacione që po përdoren aktualisht dhe se janë të kushtueshme.
Më tej Klodiana Lala bëri me dije se në këto lloj aplikacionesh është shumë i vështirë identifikimi i përdoruesve.
Gazetarja tha se sfida e autoriteteve është të bëjë individualizimin, sepse një adresë mund të jetë përdorur nga disa persona.
Klodiana Lala: Janë edhe 2 aplikacione të reja të hedhura në treg, janë të pa deshifruara, dhe shumë të kushtueshme. Janë aplikacione që po përdoren. Sfidë më vete mbetet identifikimi i personave. Në Sky Ecc shumë e vështirë që të identifikohen përdoruesit. Nëse nuk është dërguar një foto, ditëlindje, event personal ose lidhje që e lidh individin me bisedën është shumë e vështire që të identifikosh përdoruesin, sfida e autoriteteve është të bëjë individualizimin., pra një adresë mund të jetë përdorur nga disa persona. Duhet parë me shumë kujdes mënyra e identifikimit të personave që mund tu atribuohet vepra penale.
Matrix” është aplikacioni i pestë i deshifruar pas “SkyECC”, “Encrochat”, “Exclu” dhe “Ghost”.
Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelë të mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera.
“Matrix”, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021 dhe që atëherë një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve filloi.