MENU
klinika

Intervista e fundit e Parashqevi Simakut

Çfarë thoshte diva e muzikës për jetesën e saj në Amerikë

14.12.2024 - 19:00

Këngëtarja ikonë e këngëve të bukura shqiptare, Parashqevi Simaku, ka dhënë një intervistë disa kohë më parë për jetën e saj në Amerikë së bashku me familjen, për gazetarin Enkel Demi.

Jeta e së cilës prej dy ditësh po komentohet shumë në rrjetet sociale. Ajo është parë teksa paraqitej për të marrë asistencën sociale në SHBA, diçka që publikun e gjerë shqiptar që e deshi dhe e duartrokiti aq shumë, e revoltoi për gjendjen se si ajo ka përfunduar.

Çfarë thoshte diva e muzikës shqiptare në intervistë:

” Nuk kam njerëz të afërt këtu, unë jetoj vetëm. Kam disa kohë që punoj në restorantet shqiptare ku këndoj muzikë popullore shqiptare dhe muzikë të lehtë. Të them të drejtën është shumë e vështirë, sepse nuk është kënaqësi e imja të punoj në restorant, por jam e detyruar sepse shumë gjëra këtu duhen filluar nga A-ja. Unë mbaj dhe familjen, m’ u desh të punoja shumë dhe të shkoja në shkollë. Që të shkosh dhe jetosh në një vend siç është Amerika duhet të mësosh gjuhën, por që të mësosh gjuhën, duhet të përshtatesh me mënyrën se si ata mendojnë, se ndryshe nuk ia del dot”, është shprehur Parashqevi Simaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e tyre e dashurisë që përfundoi me ndarje

Kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut


Prej kohësh në kërkim nga autoritetet greke!

Arrestohet kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku

Arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit

New Yorku shpallet qyteti më i pasur në botë