MENU
klinika

Lubonja: Berisha mendon se është Skënderbeu

“Duhet të krijohet një front i përbashkët për rivendosjen e demokracisë”

04.12.2024 - 20:20

Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Opinion” në News24 tha se historikisht nuk kemi pasur një parlamentarizëm demokrat, por kemi pasur një tirani të mazhorancës.

Ai tha se kur kemi pasur një balancë mes forcave politike ka pasur një tirani më të dobët. “Sa më gjatë që një mazhorancë rri në pushtet aq më shumë prodhon krime. Kemi një degjenerim të pushtetit, çka e rrit shkallën e mazhorancës. Megjithë këto dosje që po dalin këta janë të lagur, s’kanë çtë lagen më”, tha Lubonja.

Ai u shpreh se kjo mazhorancë nuk pranon asnjë rotacion, mund të bien nga halli, por për ta dorëzuar kurrë nuk e dorëzojnë.

Lubonja u shpreh se opozita është në vështirësi, në udhëkryq, në pamundësi për të ushtruar hapësirat e saj. “Shqipëria është në udhëkryq, midis autoritarizimit në rritje dhe reagimit të dobët për të ndryshuar”, tha Lubonja.

Lidhur me rikthimin e Sali Berishës në Parlament, pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Lubonja tha se nuk mund të mohohet se është një lloj fitore e opozitës. “Një lloj fitoreje natyrisht që ndikon për mirë, në këtë aspekt lirimi i Berishës është pozitiv për opozitën”, tha analisti. Sipas tij, tashmë Berisha ka një hapësirë më të madhe për të bërë takime, për të bërë aleanca, por ai mendon se është ‘Skënderbeu’. “Gjykoj se jo gjithçka duhet t’i lihet Berishës, nuk mund t’ia lenë të gjithë barrën”, tha Lubonja.

Ai tha se duhet të krijohet një front i përbashkët për rivendosjen e demokracisë në vend. “Duhet të lenë mënjanë të gjitha hatërmbetjet që kanë, mosmarrëveshjet”, tha ai. Sipas tij, duhej një bashkim që Berisha nuk duhej të ishte kryetar. “Duket se do të shkojmë në zgjedhje me situatën ku jemi, por Edi Rama duke kontrolluar gjithçka do të fitojë mbi cilindo opozitë”, tha Lubonja.

Lala: Janë edhe 2 aplikacione të reja që po përdoren nga bota e krimit

Çfarë pritet të dalë nga zbërthimi i mesazheve në ‘Matrix’?

Shpërblime dhe ndihma financiare në rast fatkeqësie familjare

Qeveria merr vendimin: Çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës

Njihuni me historinë e veçantë të jetës së saj

Ndërron jetë Mbretëresha e Suedisë