(Ngjarjet abstrakte me një personazh publik, krijojnë romane popullorë në çdo shoqëri)
Nga Spartak Ngjela
Një shoqëri që është një popull i veçantë dhe flet të njëjtën gjuhë, ka shumë raste kur ajo humbet në histori absurde që i ngjajnë një romani të pashkruar, por që përcillet mes medias sipas përshkrimit të secilit – dhe gjithmonë për një ngjarje që i ka shqetësuar. Por askush s’e di se çfarë është.
Dhe më e prekshme është kjo lloj ngjarjeje kur si personazh i saj është një person publik.
Rasti që po ndodh sot në Shqipëri, është ai këngëtares Parashqevi Simaku.
Dhe transmetuesit e bisedave, pa dashur, janë futur në historinë artistike të romanit të shkruar nga Samuel Beckett – Duke Pritur Godnë.
Po i lexoj çfarë po shkruajnë për Parashqevi Simakun, dhe e ndiej që është një rast absurd.
Askush nuk e di historinë reale të këngëtares.
Këngëtarja ka 30 vite që është larguar nga Shqipëria, jeton në New York, dhe nuk i është drejtuar askujt në Shqipëri.
Gjithçka ka nisur të stiset, sepse Paradhqevinë e paskan parë në një stacion treni në New York.
Askush nuk e di hallin e saj, dhe pse ajo po rri shpesh në një stacion treni.
Kulmi arrin kur shkruesit e episodeve thonë se ajo po pret djalin, pa pasur lidhje me të prej vitesh.
Por ajo po e pret.
Dhe këta shkrues pa e ditu, na kanë kanë ngjallur Godonë.
Dhe media merret me fatin abstrakt të Patashqevi Simakut, por ajo s’i flet askujt, dhe askush nuk e di si e ka jetën.
Dikush thotë se nuk ka shpi ku të fusë kokën. Dikush tjetër thotë se duhet që shteti shqiptar t’i blejë një shpi.
Dikush thotë që Parashqevia fle jashtë.
Dikush thotë që ajo po lyp rrugëve të New York- ut se e kanë braktisur.
Dhe pastaj shkojnë e thonë se po rri në një stacion treni, sepse mendon që aty do t’i vijë djali i saj i vetëm që tani është 30 vjeç.
Po djali pse i ka qëndruar larg për një kohë të gjatë vitesh?!
Askush nuk e di, por gjithkush që flet krijon një mendim artistik si ai i romanit Duke Pritur Godonë të shkrimtarit Samuel Beckett.
Ka nga ata që i kanë bërë kërkesë shtetit që ta strehojë Parashqevi Simakun në Shqipëri.
Ka nga ata që thonë se Parashqevia e urren gjuhën shqipe, shqiptarët dhe Shqipërinë. Ka të tjetër që thonë se Simsku nuk të përgjigjej në shqip po t’i flisje në këtë gjuhë.
Pastaj tregojnë që ka kënduar nëpër klube nate në New York.
Dhe Patashqevia nuk flet, por njerëzit shkruajnë për fatin e saj abstrakt, dhe gazetat e televizionet japin opinione.
Dhe Askush nuk e di të vërtetën, por të gjithë ata që po merren me këtë roman abstrakt, flasin për fatin e hidhur të Parashqevi Simakut.
Po qeveria shqiptare, a do të merret me fatin Simaku?
Deri tani qeveria shqiptare po hesht.
Kurse romani Simaku po vijon.
Të gjithë presin Simakun ta dinë ku dhe si ajo është.
Por Simaku hesht.
Po media që është kaq e shqetësuar, pse nuk shkon ta takojë? Nuk shkon, se siç duket nuk e di se cili është ai stacion i trenit në New York ku qëndron Simaku. Por me e mundshmja është që medias kjo enigmë me titull Simaku, i intereson si një ngjarje që po e rrit përditë audiencën me titull: Duke Pritur Simakun.
Por, Parashqevi Simaku tani në Shqipëri, e sidomos në Tiranë, është e gjallë.
Sepse të gjithë po presin Simakun.
Kurse Simaku nuk i shkruan askujt.
Ndërsa abstraksioni Simaku vijon.
Dhe romani i saj po zgjerohet vijimisht me ngjarje të përditshme që mendohet se i kanë ndodhur asaj..
Kurse të gjithë këta, në fakt, janë Duke Pritur Godonë.
Kurse shtëpitë botuese duhet të botojnë romanin e shkrimtarit Samuel Beckett me titull Duke Pritur Godonë, që shoqëria të kalojë në një etapë të re.
Por…
Duke Pritur Parashqevi Simskun, sigurisht që do të jetë një roman origjinal, sepse, ndryshe nga Godo, Simaku është një personazh i gjallë edhe me këngët e saja që ende shqiptatët i dëgjojnë me kënaqësi të vrçantë artistike. Dhe janë duke pritur për fatin e saj.