01.12.2024 - 17:18
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më herët këtë të diel në periferi të Tiranës, në fshatin Ndroq.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkaq raportohet për një të vrarë.
Burime nga terreni bëjnë me dije se të shtënat me armë zjarri janë regjistruar afër një lokali në Ndroq. Mësohet se në rrethana ende të paqarta është vrarë një person.
Dyshohet që viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale A.D. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Nuk ka ende asnjë informacion lidhur me autorin e dyshuar.