MENU
klinika

FELT

Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë

12.12.2024 - 15:40

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri prezantojnë Festivalin e Letërsisë Evropiane në Tiranë (FELT).

FELT është një festival që kremton letërsinë europiane duke promovuar në Shqipëri autorë bashkëkohorë dhe vepra letrare nga e gjithë Evropa, me vëmendje të veçantë atyre të përkthyera dhe botuara në vend.

Festivali do të zhvillohet nga sot, 12 dhjetor e deri më 14 dhjetor 2024. FELT do të nisë me bashkëbisedimin me shkrimtaren irlandeze Catherine Prasifka dhe më pas me Christos Armando Gezos nga Greqia, në Europe House, ndërsa në ditët në vazhdim, aktivitetet do të zhvillohen në Qendrën “Sotir Kolea” dhe Qendrën e Artit “Agimi”.

FELT prezantohet si një platformë për të nxitur dialogun, për të ndërtuar ura mes njerëzve dhe ndihmuar në zhvillimin e një kuptimi më të mirë të botës së sotme përmes letërsisë./atsh

Së shpejti shfaqje të reja

Hapet Teatri i Kukullave

“Perëndimi i andrrimeve” dhe poezia e Gasper Palit!

Jeta e shkurtër e poetit që jetoi në kohë të pavarësisë

Në momentin e përurimit, ajo kishte rreth 6.000 vëllime në fond

Biblioteka kombëtare, si u pasurua përgjatë viteve!

Pse çmimet Nobel janë emëruar sipas tij

Kush ishte Alfred Nobel?