MENU
klinika

“Jemi duke punuar për të gjetur zgjidhje“

Giorgia Meloni nuk tërhiqet: Qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të jenë funksionale!

03.12.2024 - 22:45

Giorgia Meloni nuk bën asnjë hap prapë, por thotë se qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë.

E ftuar në Quarta Repubblica, kryeministrja e Italisë tha se ka zgjidhje dhe po punon për këtë.

“Qendrat në Shqipëri do të punojë. Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, thotë Giorgia Meloni, e cila i përgjigjet gazetarit duke i thënë të mos shqetësohet se ka zgjidhje. “Po punoj”, tha kryeministrja për Quarta Repubblica në Rete4.

Sipas Melonit, projekti është inovativ dhe “nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”.

“Është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore. Prandaj pritet vendimi nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Drejtësisë e BE-së. Në çdo rast jam duke punuar edhe për zgjidhje të tjera dhe në fund do të funksionojë”, shtoi ajo.