MENU
klinika

Vështirësohet situata për Thaçin

Gjykata Speciale ngre aktakuza të reja ndaj ish-presidentit të Kosovës

07.12.2024 - 17:44

Gjykata Speciale ka ngritur një aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi. Katër akuza janë ngritur ndaj Thaçit për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza të tjera për mosbindje ndaj gjykatës. Sipas akuzës Thaçi, “në periudhën 12 prill të 2023 deri më 2 nëntor të 2024-së gjatë vizitave në paraburgim, u ka dhënë informacione konfidencial për dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit së Specializuar Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit”.

“Në aktakuzë më tej pretendohet se z. Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me z. Smakaj, me z. Fazliu dhe me z. Kilaj, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me z. Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët”. Aktakuzë është ngritur gjithashtu ndaj Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

“Me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, dhe një akuzë për mosbindje ndaj gjykatës”. Në aktakuzë, të akuzuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët. Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, dhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-së, Fadil Fazliu, të premten janë nisur për në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë nga zyrat e EULEX-it, ku po mbaheshin të arrestuar prej ditës së enjte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kosovë/ Wesley Clark nuk e kursen mendimin

“Aktakuzat e Speciales pengojnë progresin”