Ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përshëndetur hapjen e negociatave për grup kapitullin e 6-të për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme.
Gonzat e ka cilësuar këtë hap si një tjetër arritje të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, dhe një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
“Inkurajojmë Shqipërinë të ruajë angazhimin dhe vendosmërinë e saj në avancimin e reformave të nevojshme në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ai, duke shtuar më tej se “ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë në këtë rrugëtim sfidues”.
Reagimi i plotë
Një tjetër arritje e rëndësishme!
Urime Shqipërisë për hapjen e negociatave për Grup-Kapitullin 6 – kapitujt për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme!
Kjo shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
Inkurajojmë Shqipërinë të ruajë angazhimin dhe vendosmërinë e saj në avancimin e reformave të nevojshme në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë🇦🇱 në këtë rrugëtim sfidues.