E teksa të gjithë menduan se ajo hoqi dorë nga moderimi dhe qëndrimi në Shqipëri, Heidi Baçi i surprizoi të gjithë pasi së fundmi u konfirmua se do ajo do të prezantojë “Big Brother Vip Fun Club.”
Ky lajm për ish-finalisten e BBV vjen pak kohë më vonë pasi ajo u shkëput nga emisioni “Goca dhe Gra,” në të cilin ishte një ndër panelistet.Vendimin, Heidi e bëri me dije në puntatën e fundit.
“Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.
“Vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem”.
E emocionuar, Heidi theksoi se ndonëse e ka vlerësuar mundësinë dhe ka pasur dyer të hapura, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.
“Është një moment që sado jam ndjerë shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por të ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, përfundoi ajo, duke lënë të hapur mundësinë për të rikthyer në ekran në një moment tjetër.
Dhe duket se ish-banorja u tregua e sinqertë në deklaratën e saj, duke u shprehur se nuk jeton për të punuar, por punon për të jetuar.
LEXO EDHE KETU Nga ndarja me Romeo Veshajn, tek problemet financiare, pse u largua Heidi Baçi! Pasi mori valixhet nga banesa ku bashkëjetonte me aktorin, ish-banorja e BBV mbeti pa shtëpi! Si ndikoi familja e saj