Qeveria e Holandës do të bllokojë rrugën e Serbisë në avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka konfirmuar ministri i Jashtëm holandez.
Holanda beson se Serbia nuk është e gatshme për hapin e ardhshëm, ka konfirmuar ministri Caspar Veldkamp në Bruksel.
Veldkamp ka thënë para gazetarëve se “Serbia nuk është e gatshme ende” për hapin e ardhshëm dhe se “ka ngecur në arritjen e progresit në fushën e sundimit të ligjit”.
Të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të japin pajtimin për çdo fazë negociatash deri në pranimin e plotë. Serbia ka më shumë se dy dekada që kërkon pranimin në BE, por ka ngecur për shkak të refuzimit të njohjes së Kosovës.