MENU
klinika

Dy personat u gjetën nga familjarët, dyshohet se…

Humbën jetën nga rrjedhja e gazit, zbardhen detaje nga ngjarja tragjike!

19.12.2024 - 20:45

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Tiranë, ku dy persona humbën jetën si pasoje e rrjedhjes së gazit.

Dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar nga bombola e ngrohjes.

Pronari i banesës, Altin Maksuti jetonte në Greqi dhe kishte shkuar së bashku me të afërmin e tij Vladimir Bengun për të kryer disa riparime në banesë.

Të dy janë gjetur në banesë nga familjarët që kanë njoftuar policinë pasi ata nuk iu përgjigjeshin në telefon.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asfiksohen nga rrjedhja e gazit

Tragjike/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)