“Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, ka deklaruar ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, pas shpalljes non grata nga DASH të ish-zv.kryeministrit shqiptar të RMV-së, Artan Grubi dhe gjyqtarit Enver Bexheti.
Në një postim në X, ambasadorja e SHBA u shpreh se futja e tyre në listën e zezë është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk do të tolerohen.
Diplomatja amerikane Angela Ageler u shpreh se SHBA-të do të vazhdojë të shpallin non grata personat që përfshihen në korrupsion. Ajo theksoi se askush
“Përzgjedhja e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohen.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik”, shkroi ambasadorja Ageler në rrjetet sociale.