Qeveria italiane do të vendosë ditën e nesërme (e hënë) se si do të veprohet në vazhdim me dërgimin e refugjatëve të jashtëligjshëm në kampet e riatdhesimit të ngritur në Shëngjin dhe Gjadër.
“Kam thirrur për nesër një mbledhje qeverie për çështjen e Shqipërisë se si do të vazhdojmë”, tha Giorgia Meloni.
Duke folur gjatë samitit Veri-Jug në Finlandë, kryeministrja italiane sqaroi se Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë qeverisë së saj në mosmarrëveshjet me gjykatën e Romës.
“Më duket se Gjykata e Lartë ka rënë dakord në thelb me qeverinë italiane për faktin se është e drejtë e qeverisë për të përcaktuar listën e vendeve të sigurta të origjinës. Ndërsa gjykatësit mund të ndërhyjnë në çështje individuale në lidhje me këto lista, por jo t’i zhbëjnë ato”, u shpreh Meloni.
Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët po konsiderohet si e dështuar, pasi deri më tani, të dy kontigjentet e refugjatëve të dërguara nga Italia nuk qëndruan më shumë se 48 orë në Shqipëri dhe kampet e Gjadërit dhe Shlngjinit janë të zbrazur.
Azikërkuesit u kthyen në Itali, pas vendimit të Gjykatës së Romës, e cila pasi vendosi kthimin e tyre në shtetin fqinj, ia referoi çështjen Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, për shak se ata vini nga vende të konsideruara jo të sigurta nga kjo gjykatë.
Edhe pse Gjykata e Lartë ka dhënë një opinion, kjo çështje kërkon një vendimmarrje në nivel europian, ndërsa unioni pritet të hartojë një listë të njehsuar vendesh të sigurta origjine në fillim të vitit të ardhshëm