MENU
klinika

U hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani

Kancelari Olaf Scholz humb votëbesimin në Parlament

16.12.2024 - 18:40

Gjermania po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pasi kancelari Olaf Scholz humbi votëbesimin, duke i dhënë fund qeverisjes së tij.

Humbja e Scholz-it i hap rrugën shpërndarjes së parlamentit përpara zgjedhjeve të parakohshme të parashikuara për 23 shkurt.

Gjithashtu, humbja e Scholz-it e dërgon Gjermaninë në zgjedhje mes një perspektive të errët ekonomike, kërcënimit të një lufte tregtare me SHBA-në dhe trazirave politike kudo në Europë.

Bundestagu paralajmëroi javën e kaluar se ekonomia më e madhe e Evropës do të rritet me vetëm 0.1% në vitin 2025.

Emigracioni dhe debati mbi mbështetjen ushtarake për Ukrainën janë çështje të tjera përçarëse në zgjedhjet në të cilat AfD dhe partitë e tjera populiste shpresojnë të kenë përfitime të mëdha.

SPD dhe partnerët e tyre të koalicionit, të Gjelbrit, humbën shumicën e tyre parlamentare muajin e kaluar kur Scholz shkarkoi ministrin e tij të financave, shefin e partisë liberale FDP, Christian Lindner.

Rënia e të ashtuquajturit koalicion semaforik pasoi disa muaj debatesh për buxhetin dhe financimin e nevojave të mëdha të vendit për investime, shpenzime për mbrojtjen dhe sociale.

“Politika nuk është një lojë,” tha Scholz në një fjalim para deputetëve para votimit. “Pyetja është nëse dhe si investojmë në vendin tonë”.

Franca gjithashtu është përballur me turbulencat politike me humbjen e qeverisë së Michel Barnier në një votëbesim këtë muaj.

Qeveritë e tjera evropiane po përgatiten gjithashtu për kthimin si president i SHBA-së i Donald Trump, i cili ka kërcënuar se do të vendosë tarifa universale deri në 20 për qind mbi importet dhe bëri thirrje për një marrëveshje të ndërmjetësuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Prishja e koalicionit në Berlin erdhi si shok për gjermanët”

DW: Kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme?

Anliza nga "The Economist"

Evropa, duhet të zgjohet!


A mund t’i ulë Putinin dhe Zelensky-n në të njëjtën tryezë

Një muaj para inaugurimit, Trump nis me premtimet

Pse rënia e saj do të “jehojë” në gjithë Evropën

Gjermania kërcënohet nga një skenar i tmerrshëm

Liderët globalë “në garë” për të fituar pëlqimin e tij

Donald Trump po ndryshon botën ende pa shkuar në Shtëpinë e Bardhë!

Nga protestat masive te rreziku për Evropën

VOA: Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash