MENU
klinika

"E njëjta situatë…"

Klubi turk ndihet i “vjedhur” dhe publikon fotot, reagon Manaj

22.12.2024 - 18:56

Rei Manaj mori dje karton të kuq me Sivasporin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pa dy kartonë të verdhë të dilnin nga xhepi i gjyqtarit në më më pak se dy minuta para fundit të kohës së rregullt.

Të dyja ishin për protesta, ndërsa rasti i parë ishte dhe më flagranti. Kjo pasi te Sivaspor pretendojnë për penallti të padhënë në favor të Manajt kundër Sivaspor.

Për këtë klubi turk ka ndarë fotot ku lojtari i Samsunspor dukshëm mban dhe pengon Manajn në zonë. Sulmuesi i Kombëtares ndërkohë ka shpërndarë të njëjtat foto.

“E njëjta situatë gjithë kohës”, shkruan Manaj. Sivaspori e mbylli me barazim 0-0 sfidën përballë Samsunspor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të luajë me ekipin e parë

Manaj stërvitet me Messin, gati për Kupën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim