Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka lënë nën sekuestro vilën e deputetes së PL, Monika Kryemadhi dhe i ka kthyer atë që është në pronësi të nënës së saj, Fatime Kryemadhit.
Ajo sqaroi për mediat se të dyja banesat, e asaj dhe e nënës së saj, janë të ligjshme dhe janë blerë me kredi.
“E kemi marrë me kredi, si unë dhe mamaja ime,” tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se prokurorët ngritën si arsye bashkëpunimin e Fatime Kryemadhit me Ilir Metën, për çështjen e Dritan Priftin.
Ndërkohë, për çështjen që lidhet me “Cez Dia”, Kryemadhi argumentoi se nuk ka koherencë në akuzat e ngritura, duke theksuar se për këtë çështje është bërë sekuestro për një grua me ekspertizë financiare, një veprim që e cilësoi “absurd”.
“Automatikisht nuk ka koherence, prova dhe fakte. Bën sekuestro për një grua që ka një ekspertizë financiare. Është absurde”, tha ajo.
Monika Kryemadhi: Akoma nuk ka një zgjedhje për inceneratorin e Tiranës, është një hakmarrje. Është një beteje ligjore që do durim. Të dyja banesat, si e mamasë sime si e imja janë në mënyrë të ligjshme dhe prokurori e pranoj vetë. E kemi marrë më kredi, si unë dhe mamaja imë. Prokurori kërkoi që dje të mos ndryshohej vendimi, sot u shpall.
Prokurorët ngritën arsyen e bashkëpunimit të Fatime Kryemadhit me Ilir metën që nga ideo e Dritan Priftit. Për çështjen e Cez Dia, që pretendojnë se ka bashkëpunuar, Fatime Kryemadhi, e kamë blerë banesën në mamasë, ndërsa Ilir Meta dyshohet për një çështje që është gjykuar dy herë, bëhet fjalë për në dhjetor të 2010. Automatikisht nuk ka koherence, prova dhe fakte. Bën sekuestro për një grua që ka një ekspertizë financiare. Është absurde.