MENU
klinika

Analiza

Ku mund të investojnë sot shqiptarët dhe cilat janë rreziqet?

02.12.2024 - 20:00

Nga Aurora Sulçe /Sipas llogaritjeve të qeverisë, ky vit ka qenë i mbarë për ekonominë, me një rritje që pritet të kapërcejë 3.5% që ishte parashikimi fillestar. Por a ka qenë i tillë për biznesin dhe qytetarët? Teorikisht, një ekonomi e shëndoshë përkthehet me mundësi më të mira investimi.


Alternativat kryesore janë hapja e një biznesi; blerja e një banese për ta dhënë me qera apo për ta listuar në platformat ARBNB dhe Booking për turistët; depozitimi i kursimeve në bankë, ndonëse interesat janë në nivele shumë të ulëta; investimi në letrat me vlerë të qeverisë, si bono thesari/obligacione me interesa disi më të mira; investimi në fondet e investimit, për të cilat duhet të kesh njohuri dhe investimi në tregun e kriptomonedhave, për të cilat gjithashtu duhet të kesh dije dhe informacion sesi funksionojnë.

Nëse analizohet mundësia e hapjes së një biznesi, cilat janë mundësitë që ofron tregu?

Shqiptarët preferojnë më shumë të merren me tregti dhe shërbime dhe më pak me prodhim. Kjo pasi të bësh biznes në këta sektorë është më e lehtë dhe me risk më të ulët. Përveç kësaj, nuk nevojiten të ardhura të mëdha për të hapur një aktivitet të tillë dhe as njohuri të thelluara apo eksperiencë.


Të dhënat tregojnë se në fushën e tregtisë janë aktive mbi 44 mijë biznese dhe në atë të shërbimeve më shumë se 62 mijë. Në total, vetëm në këta dy sektorë janë të përqendruar mbi 82% e totalit të bizneseve në vend.

Por cilat janë risqet që përballen sot bizneset?


Disa probleme janë të trashëguara e disa të tjera të krijuara vitet e fundit, si mungesa e fuqisë punëtore, zhvlerësimi i fortë i euros, të cilave iu shtohen informaliteti; marrëdhëniet jo të lehta me institucionet; korrupsioni dhe mungesa e financimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN