MENU
klinika

Vetëm tre ditë pas shpërthimit në Zubin Potok

Kurti e Vuçiç takohen nesër me shefen e diplomacisë së BE-së

02.12.2024 - 21:00

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kalla, do të takohet nesër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Alibin Kurti. Lajmin e bëri me dije zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper duke shtuar se takimi nuk ka të bëjë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Takimi ka shumë gjasa që të ketë në vëmendje shpërthimin e ndodhur në Zubin Potok, ku aktualisht është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të kanalit Ibër – Lepenac. Sipas saj, EULEX- i nuk ka mandat ekzekutiv për të kryer hetime, por vetëm për të monitoruar situatën.

“Ne kemi nevojë për bashkëpunim nga të dyja palët. E patë reagimin e përfaqësueses së lartë për atë sulm dhe si do ta trajtojmë ne çështjen,”-tha zëdhënësja, raporton “Zëri”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Beogradi mund ta shfrytëzojë situatën në favorin e tij

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Vuçiç luan sërish blofin


Hapja e grupit 3 në negociatat me Serbinë

Çfarë pritet të vendosë BE të mërkurën

"Nuk mund të përjashtohet asnjë grup apo shtet"

Shpërthimi në Veri të Kosovës, Hovenier: Herët të dihet fajtori

Beogradi mund ta shfrytëzojë situatën në favorin e tij

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Vuçiç luan sërish blofin